Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë Lungomares në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, një 27-vjeçare me inicialet A.B. është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e urgjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Burime paraprake bëjnë me dije se e reja ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe po merr trajtim të specializuar nga stafi mjekësor.
Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi shkaqet që çuan në këtë incident, ndërsa pritet që hetimet dhe dëshmitë e mbledhura në vendngjarje të hedhin më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur.
Autoritetet vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.


