Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën mbrëmjen e kësaj të premteje, ku një konflikt brenda familjes ka përfunduar me plagosjen e një 18-vjeçari.
Sipas informacioneve paraprake, i riu është goditur me thikë në pjesën e kokës dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar është njerku i 18-vjeçarit, Niko Baka, 37 vjeç, i cili dyshohet se e ka sulmuar me mjet prerës pas një konflikti të ndodhur mes tyre në banesë.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 37-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota dhe motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.


