Një zhvillim i fundit është raportuar nga Dubai, ku sipas mediave të huaja një dron i dyshuar i Iranit ka goditur hotelin ikonik Burj Al Arab.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe tym që ngrihen nga një pjesë e ndërtesës, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve. Deri në këto momente, nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet e Emiratet e Bashkuara Arabe mbi shkallën e dëmeve apo nëse ka persona të lënduar.
Burj Al Arab, i njohur si një nga hotelet më luksoze në botë, është një kullë 321 metra e lartë me 60 kate, e ndërtuar mbi një ishull artificial pranë vijës bregdetare të Dubait. Hoteli konsiderohet simbol arkitekturor i qytetit dhe një nga destinacionet më të famshme turistike në rajon.
Raportimet për goditjen e hotelit vijnë pas njoftimeve të mëhershme për një sulm me dron ndaj Dubai International Airport, ku sipas informacioneve paraprake u shkaktuan dëme materiale, por nuk pati raportime për viktima.
Ngjarjet po zhvillohen në një klimë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, pas përshkallëzimit të konfliktit mes Iran dhe Izrael, me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Situata mbetet në zhvillim. Autoritetet pritet të dalin me deklarata zyrtare për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe pasojat e mundshme.


