Në Gjykatën Administrative të Tiranës pritet të zhvillohet seanca e radhës lidhur me padinë e ngritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado.
Veliaj kërkon që të shpallet i pavlefshëm emërimi i Dados si prokuror në vitin 2008, duke pretenduar se ai nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe për pasojë nuk plotëson kushtet ligjore për ushtrimin e detyrës.
Vëmendjen gjatë seancës e mori edhe prania e aktorit të njohur Robert Ndrenika, i cili u paraqit në gjykatë për të ndjekur nga afër procesin.
Në një moment emocional, Ndrenika u afrua pranë Veliajt, me lot në sy e puthi në ballë dhe i tha: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë.”
“Jooo”, iu përgjigj Veliaj, ndërsa aktori e përqafoi sërish. Kryebashkiaku më pas i tha: “Mos qaj.”
Pamjet nga takimi mes tyre janë shpërndarë gjerësisht në rrjet dhe kanë sjellë reagime të shumta.


