Një debat i fortë ka shpërthyer në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës, pasi është bërë publik plani i Bashkisë për blerjen e dy dronëve me një vlerë totale prej 72 milionë lekësh.
Projekti ka sjellë reagime të ashpra nga anëtarë të këshillit dhe qytetarë, të cilët e konsiderojnë një shpenzim të pajustifikuar në një kohë kur qyteti përballet me probleme të shumta infrastrukturore dhe mungesë investimesh në shërbimet bazë.
Një nga reagimet më të forta erdhi nga anëtari i Këshillit Bashkiak, Atird Hoxha, i cili ironizoi ashpër këtë vendim gjatë mbledhjes.
“36 milionë lekë një dron… vetëm po të sulmojmë Iranin ore. Nëse keni vendosur që Vlora, si Republikë Autonome e Shqipërisë, do futet në luftë me Iranin, bujrum do vij edhe unë me juve.
72 milionë lekë për dy drona është çmenduri. Mos ndoshta do i nisë vetë Bruna këto dronat, ka ndonjë aftësi të tillë? Është turpi i madh”, u shpreh ai.
Sipas kritikëve, Bashkia e Vlorës po shpenzon miliona lekë për pajisje që nuk përbëjnë prioritet për qytetin, ndërsa shumë zona vijojnë të kenë probleme me rrugët, ndriçimin, pastrimin dhe shërbimet për komunitetin.
Debati ka ndezur reagime edhe në rrjetet sociale, ku qytetarë të shumtë kanë kritikuar mënyrën sesi po përdoren paratë publike, duke kërkuar më shumë transparencë për këtë projekt dhe arsyen pse Bashkia e konsideron të domosdoshëm një investim të tillë.
Në një kohë kur qytetarët ankohen çdo ditë për problemet bazë në qytet, shpenzimi i 72 milionë lekëve për dy dronë po shihet nga shumë vlonjatë si një luks i panevojshëm dhe një tjetër shembull i shkëputjes së pushtetit lokal nga hallet reale të njerëzve.