Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor Bulqizë–Krastë.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 11:45, shtetasi me inicialet A. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.
Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i tij, shtetasi A. B., ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Policia njofton se hetimet për ngjarjen vijojnë.


