Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të hëne, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Gramshit.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë, duke përfunduar i përmbysur në anë të saj. Dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë një nga shkaqet kryesore të aksidentit.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të. Të dy janë nxjerrë nga mjeti dhe janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat siguruan zonën dhe kryen veprimet e para procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


