Një aksident rrugor është regjistruar pak orë më parë në rrugën Transballkanike, në qytetin e Vlorës. Një automjet ka përplasur një grua, e cila u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas raportimeve paraprake, drejtuesi i mjetit, një “Benz” me targa gjermane, ka braktisur automjetin pas aksidentit dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.
Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje, duke kryer hetimet dhe duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e autorit.
A është ky artikull etik? Nëse jo,
Na kontaktoni


