Një autobus është përfshirë nga flakët pranë hyrjes së Tunelit të Krrabës, duke u shkrumbuar plotësisht.
Sipas raportimeve paraprake, zjarri ka përfshirë të gjithë mjetin, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij në flakë.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Për shkak të incidentit, janë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve pranë hyrjes së Tunelit të Krrabës.


