Një 75-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën mesditën e sotme në plazhin e Orikumit, teksa kishte shkuar për pushime së bashku me familjen.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në momentin kur i moshuari ka hyrë në det dhe është ndier keq. Ai ka humbur ndjenjat, ndërsa pushuesit dhe familjarët e kanë nxjerrë menjëherë në breg dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Orikumit, ndërsa personeli mjekësor ka kryer manovrat e reanimimit, por 75-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak. Ndërkohë, pritet që rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaku i vdekjes të konfirmohen nga autoritetet përkatëse.


