Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës, ku një automjet i Policisë Bashkiake ka përplasur një 13-vjeçar teksa ky i fundit po kalonte rrugën në vijat e bardha.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, ndërsa automjeti i Policisë Bashkiake drejtohej nga shtetasi me inicialet G. H.
Si pasojë e përplasjes, i mituri ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Sipas informacionit paraprak, 13-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e këtij rasti.


