Është ndarë nga jeta aktori i humorit dhe një prej parodistëve më të njohur të Vlorës, Mane Lumani, në moshën 79-vjeçare, pas një periudhe të gjatë sëmundjeje të rëndë.
Lumani ishte një figurë e dashur e humorit lokal, i njohur për talentin e tij në parodi dhe për mënyrën e veçantë me të cilën sillte në skenë personazhe dhe situata nga jeta e përditshme. Për dekada me radhë, ai kontribuoi në jetën artistike të qytetit të Vlorës, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në publikun vendas.
Publiku e kujton për energjinë, stilin karakteristik dhe aftësinë për të dhënë buzëqeshje, ndërsa familja, miqtë dhe të gjithë admiruesit e tij mbeten me trishtim nga humbja e një prej figurave më të shquara të humorit vlonjat.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve për këtë humbje të madhe.


