Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen. Një dron ka goditur Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, duke shkaktuar dëme materiale dhe evakuime të menjëhershme në një nga aeroportet më të frekuentuara në botë.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare dhe pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, pas goditjes janë konstatuar dëmtime në infrastrukturën e aeroportit. Autoritetet vendase kanë aktivizuar menjëherë protokollet e emergjencës, ndërsa deri në këto momente nuk ka raportime për persona të lënduar.
Pas incidentit, banorët dhe vizitorët në qytetin e Dubai janë udhëzuar të zhvendosen në hapësira nëntokësore dhe garazhe për arsye sigurie. Situata po monitorohet nga autoritetet e Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa pritet një njoftim zyrtar mbi shkallën e dëmeve dhe ndikimin në fluturime.
Sulmi në Dubai vjen vetëm disa orë pasi Irani goditi edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit me dron. Sipas autoriteteve në Kuvajti, disa punonjës pësuan lëndime të lehta dhe u raportuan dëme materiale, ndërsa situata u vu nën kontroll brenda pak orësh.
Zhvillimet e fundit lidhen me përshkallëzimin e konfliktit të nisur sot mes Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Iranit, çka ka sjellë një valë sulmesh dhe kundërsulmesh në disa shtete të rajonit.


